Sa orë në ditë duhet punuar që të jemi produktivë?

0
Gjigandi

Sipas librit të ri të këshilltarit në Luginën e Silikonit, Alex Soojung-Kim Pang, ne duhet të punojmë vetëm katër orë në ditë në mënyrë që të jemi më efektivë. Kështu kanë vepruar edhe shkrimtari i famshëm Çarls Dikens dhe biologu gjenial Çarls Darvin.

“Dekada të hulumtimit kanë demonstruar se korrelacioni mes numrit të orëve që punojmë dhe produktivitetit janë të dobëta”, argumenton Pang në librin e tij “Pse ju kryeni më shumë punë kur punoni më pak”.

Darvin besohet të ketë teoretizuar dhe të ketë bërë punime shkencore vetëm 90 minuta në ditë, sipas raporteve të Quartz-it. Pjesa tjetër e ditës i kalonte duke lexuar, ecur, duke shkruar letra dhe duke fjetur.

Djali i Dikensit njëherë kishte zbuluar se babai i tij kishte punuar nga ora nëntë e paradites e deri në ora dy pasdite, madje me një pauzë dreke.Por këto dy personalitete nuk janë të vetmet që kanë arritur sukses të madh duke punuar shkurt gjatë ditës. Edhe Tomas Mann dhe Edna O’Brajen e kishin pasur të njëjtin orar, sipas Pangut.

Ai beson se sasia e kohës që ata ia dedikonin pushimit të qëllimshëm ishte po aq e rëndësishme sa koha që e kalonin duke punuar.

RonaTyra

“Kur ne ndalojmë dhe pushojmë si duhet, ne nuk jemi duke e paguar taksën e kreativitetit. Përkundrazi, ne po investojmë në të”. Sidoqoftë, nuk duket e pranueshme që ky koncept të futet në shumë zyra institucionale, pavarësisht faktit që studimet në mënyrë të vazhdueshme kanë treguar për dobitë e këtij koncepti për të gjithë të përfshirët në vendin e punës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu