Një grua 66 veçare ka rrëfyer historinë e saj në “The Sun”, ku ka treguar se për 40 vite është abuzuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Por, gruaja nuk mund të largohet nga ai sepse bashkëshortit i është shfaqur një sëmundje e pa shëruar, transmeton “Bota Sot”.
Rrëfimi i gruas:
Gjatë 40 viteve të martesës, burri im ishte abuziv. Ai përdori grushtat e tij për të më rrahur.
Pas një kohe ndaloi dhe nuk më rrihte më, por ai vazhdoi të ishte abuziv verbal, derisa vendosa se kam duruar mjaftueshëm dhe do të ikja dhe do të filloja një jetë të re.
Unë jam 66 vjeç dhe ai është 70. Tani ai është diagnostikuar me një sëmundje që nuk ka shërim, e cila i ka ndryshuar planet e mia.
Mendova se e kisha falur për vitet e abuzimit, por nuk mundem. Vazhdoj duke i përsëritur të gjitha në kokën time. Mbulova abuzimin dhe njerëzit mendojnë se ne jemi çifti i përsosur, por kjo po më çmend.
Pergjigjja e psikologës:
Ju duhet të ndjeheni kaq të bllokuar.
A keni miq të ngushtë për të cilët mund t’i thoni të vërtetën?
Do të të ndihmonte nëse mund të filsnit sinqerisht.