Ditë më parë një skandal lidhur me një prej aktorëve më të njohur turq pushtoi mediat turke.
Ozan Guven i njohur prej rolit të Rustem Pashait në serialin e madhërishëm akuzohet se ka rrahur të dashurën e tij.
Dhe ditën e sotme gjykata ka marrë vendimin për aktorin.
Për 2 muaj, Guven e ka të ndaluar t’i afrohet partneres së tij.
Aktori e ka kundërshtuar vendimin duke treguar edhe fotot ku sipas tij është goditur nga e dashura.
Mirëpo gjykata ka refuzuar rishikimin e vendimit duke deklaruar se vendimi për aktorin është marrë në bazë të ligjit.