Ish-velina Rashel Kolnica nuk i ndal pozat provokuese në rrjetet sociale.
Brunja seksi postoi një foto ku vuri në plan të parë të pasmet bombastike.
Me fustanin e ngushtë pas trupit, Rashel vuri në pah format e saj trupore dhe dukej mjaft joshëse.
Të shumta ishin komentet pozitive ndaj ish-velinës, por kishte edhe ndjekës që nuk kursyen kritikat ndaj saj.
“Shyqyr që ekspozon b*thën se gjë tjetër s’ke,”- shkroi një prej ndjekësve.
Rashel vendosi të injorojë komentin e saj duke mos i kthyer përgjigje.
Ish-velina është një nga vajzat më të komentuara për shkak të format trupore, që Rashel nuk heziton ti vërë në pah.
Pak ditë më parë ajo festoi ditëlindjen dhe mori një dhuratë luksoze nga prindërit e saj.
Ata i dhuruan një makinë Mercedes Benz në 21 vjetorin e lindjes. Ajo publikoi një foto të automjetit të bardhë të zbukuruar me shirita të kuq.
Ndërsa vetë pozoi e ulur sipër kofanos së benzit.
“Dhurata ime e ditëlindjes nga mami dhe babi”- shkroi ish-velina seksi.