Kryeministri Edi Rama tha mbrëmjen e së martës së e pret Lulzim Bashën dhe aleatët e tij në tryezë.
Ai shtoi se PD është një realitet politik që nuk mund të mohohet pavarësisht se mungon në Kuvend.
Referuar takimit të djeshëm të Këshillit Politik, që Basha iu shmang, kryeministri u shpreh se opozita nuk duhet të mungojë më në tryeza.
“Kam një thirrje për Lulzim Bashën. Mos bëni gabimet e së shkuarës duke refuzuar tryezat, por të vijojmë punën së bashku. Nuk jemi të detyruar të biem dakord për të gjitha, por kemi mundësi të biem dakord për shumëçka. Partia Socialiste i ka bërë të gjitha lëshimet e veta. Ndërsa kënga se unë do të humbas zgjedhjet, është një pllakë gramafoni që rrotullohet prej sa e sa vitesh” – tha Edi Rama.