Kryeministri Edi Rama e cilësoi investimin e bërë te Bovilla për furnizimin me 24 orë ujë të 62 % të Tiranës një investim madhor që u bë në bashkëpunim me Italinë. Rama tha se aktualisht janë 55 kantiere ndërtimi në të gjithë vendin ku po ndërtohet ujësjellësi dhe furnizimin 24 orë me ujin e pijshme përveç 7 zonave, ndërsa tha se këto projekte do të ndryshojnë jetën e banorëve në lidhje me furnizimin me ujë. Rama tha se kur erdhi në qeveri para 7 vitesh kishte një mesatare të furnizimit me ujë 7 orë të ditë dhe sot ajo është 16 orë. Palë këtij projekti tha Rama 62 % do të kenë 24 orë ujë të pijshëm në banesat e tyre. Rama tha se 250 mijë banorë të Tiranës përfitojnë nga ky investim.
“Italia është e lidhur edhe me këtë projekte. Në fakt ka qenë falë mbështetjes së Italisë, shumë e shumë vite më parë ku një kompani italiane vuri gurin e parë në këtë projekt dhe zgjati thuajse 30 vite. Gjetën një mesatare 7 orë ujë furnizim në ditë 7 vite më parë në zonat urbane, ne e nisëm përballjen me këtë probleme me të njëjtin shqetësim njësoj si me rrugët, por me rrugët është bërë më shumë propagandë dhe janë bërë më shumë tenderë në të shkuarën, por e njëjta gjë edhe për ujësjellësin.
Në 2018 kishim rritur me 4 orë mesatare e furnizimit me ujë, jo shumë por as pakë. Ne sot jemi në kushtet kur po investojmë në 55 zona urbane, përveç 7 zona,që deri në 2013 numëroheshin si zona plotësisht të furnizuara me ujë. Sot kemi në Shqipëri 55 kantiere të madha që do të transformojnë jetën e banorëve në lidhje me furnizimin me ujë dhe do të mbyllim në të gjithë zonat përjashtuar 7 zonat, një plagë shumë të madhe.
Sot mund t’i themi qytetarëve të Tiranës që me të drejtë kanë akumuluar mërzi dhe inat për shkak të furnizimit me ujë, që faktikisht nga sot në të gjithë ato pikat ku kishte probleme me ujë do të kenë 24 orë. Sot mesatarja e furnizimit më ujë është 16 orë. 250 mijë banorë përfitojnë nga ky investim. Faleminderit të gjithë atyre që na ndihmuan, punuan, nuk ka qenë asnjëherë një ndjenjë e mirë të ndesheshim me njerëzit që nuk kishin furnizim të madh as tek Myslym Shyri apo Muhamed Gjolesha, rrugën që kam lindur e rritur vetë e jo më tek zonat e tjera”, tha Rama.