7 të vdekur nga rrëzimi i avionit ushtarak të zbulimit në Turqi

0
Gjigandi

Shtatë anëtarë të forcave të sigurisë së Turqisë kanë vdekur nga rrëzimi i një avioni të policisë turke në zonat malore të lindjes së vendit, tha sot ministria e brendshme vendase.

Avioni i vogël që po kthehej nga një mision zbulimi u përplas në malin Artos në një lartësi prej 2,200 metra, tha ministri i brendshëm turk Suleyman Soylu.
Mali vullkanik gjendet në provincën Van, pranë kufirit me Iranin.
Soylu, i cili ishte në rajon për të ndjekur operacionet e rekuperimit, tha se avioni ishte zhdukur nga radarët teksa i afrohej aeroportit Van’s Ferit Melen.
Të gjithë njerëzit në bord përfshi dhe dy pilotët, ishin anëtarë të policisë kombëtare. Ministri tha se shkaku i aksidentit ishte ende nën hetim.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu