Qumili në mbështetje të Labit për mos-anulimin e damsave e ahengjeve

0
Gjigandi

Aktori i njohur kosovar, Sevadai Radogoshi, i ka dalë në mbështetje këngëtarit Labinot Tahiri në lidhje me shkrimin që ka publikuar duke kërkuar mbështetjen e artistëve për të dalë kundër vendimit për anulimin e dasmave dhe ahengjeve familjare për sezonin veror 2020.

Radogoshi, që njihet për shumë personazhe të krijuara ndër vite, e më së shumti për rolin e Qumilit, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ka thënë se e mbështet 100% ish-deputetin dhe këngëtarin e estradës Labinot Tahiri, i cili paralajmëroi edhe protestë.

“Në mbështetje të Labit 100% shokë, kolegë, në mbështetje të këngëtarit Labinot Tahiri i cili informoi për mos anulimin zyrtar të ahengjeve gjatë sezonit 2020 deri në një vendim zyrtar nga shteti! Me respekt”, ka shkruar Radogoshi.

Tahiri për këtë rast ka pasur një përplasje me këngëtaren Leonora Jakupi pas reagimit të saj që nuk e mbështet në këtë aspekt, derisa dihet rreziku që iu kanoset qytetarëve.

Përveç reagimeve të tjera që ka pasur në kundërshtim të Labinot Tahirit, ishin edhe Afrim Muqiqi, Robert Berisha dhe Muhamet Sejdiu të cilët dolën në përkrahje të tij për të kundërshtuar paralajmërimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Odës Ekonomike së në fazën e dytë mund edhe të merret vendimi për anulimin e ahengjeve familjare.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu