Interi planifikoi të niste sot stërvitjet, por ka frikë te lojtarët

0
Gjigandi

E mërkura ishte programuar si dita kur Interi do të rifillonte stërvitjen individuale, por nuk ka ndodhur kështu pasi gjërat nuk kanë shkuar sipas parashikimeve.

Qendra sportive e Interit nuk i ka hapur dyert këtë të mërkurë, diçka që konfirmon edhe frikën e madhe që mbizotëron te skuadra zikaltër.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se të gjithë lojtarët janë në pritje të përgjigjeve të rezultateve të tamponëve, në mënyrë që të jenë më të qetë për të rinisur stërvitjen.

Në këtë situatë, tashmë ende nuk dihet se kur Interi do të rikthehet në stërvitje, me opsionin më të mundshëm që është e premtja, por fillimisht duhet të merret përgjigja e testeve të bëra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu