Shkencëtarët bashkëkohorë kanë zbuluar arsyen përse shumë bimë shëruese, por vetëm para pak kohe gjejnë ilaçe të cilat deri atëherë kanë qenë të panjohura, po, megjithatë, janë pjesë e ciklit të jetës natyrore
Mikrobet në tokë dhe shëndeti i njeriut tani kanë lidhshmëri pozitive, e cila është studiuar dhe konstatuar.
Mycobacterium vaccae është bakter të cilin e gjejmë më tokë dhe të cilin njerëzit e përpijnë apo e thithin me hundë kur kalojnë kohën në natyrë dhe për të cilin është konstatuar që ka veprim në neurone të cilat i ofrojnë ilaçet për qetësim.
Ky bakter i cili ka ka të njëjtin efekt në neuronet si ilaçi antidepresiv, Prozac, nxit prodhimin e serotoninës, përmirëson funksionet kognitive, ka ndikim në sëmundjen e Chron-it, madje edhe në artritin reumatoid.
Mungesa e serotoninës ka lidhje me depresionin, ankthin, sjelljet obsessive dhe çrregullimet bipolare. Ky bakter duket se është një anti-depresues natyral te dheu.
Shumica e kopshtarëve të pasionuar do t’ju thonë që kopshti i tyre është “vend i lumturisë” së tyre, ndërkaq puna e vërtetë fizike zvogëlon stresin dhe nxit humorin.
Kopshtarët thithin bakterin, kanë kontakt me të dhe u hyn në qarkullim gjaku kur në duar ekziston plagë e vogël apo rrugë tjetër për infeksion.
Tashmë kënaqësia për kopshtarinë po mbështetet dhe shkencërisht dhe shton vërtetësinë e pretendimeve të kopshtarëve. Prandaj dilni dhe lozni me dheun dhe përmirësoni humorin dhe jetën tuaj!