​LDK-ja shkarkon nga pozitat drejtuese Vjosa Osmanin

0
Gjigandi

Këshilli Drejtues i Lidhjes Demokratike të Kosovës, përmes sistemit online ka votuar për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga strukturat drejtuese të partisë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur deputeti Haxhi Avdyli, i cili ka akuzuar iniciuesit e këtij votimi për manipulim.
Ky është postimi i tij i plotë:
“Vendimi i skandaloz për kinse shkarkimin permes Email të Vjosa Osmanit nga organet drejtuese të LDK-së, i inicuar nga njerëzit pa legjitimitet qytetar, paraqet vetem një manipulim interneti e asgje më shumë. Votimi i përmes email është një vendim mashtrues dhe frikacak si gjithmonë i disa njerëzve që s’kanë guxim qytetar të maten e thirren si pronarë të LDK-së . Këta se kanë problem edhe ti manipulojnë rezultatet. Ekziston mundesia që rezultatet i ketij sondazhi Online mund te jenë manipuluar prandaj ska vlerë as juridike as obligativ për askënd. Ne dhe secili aktivistë i LDK-së do e konsiderojnë këtë vetëm si nje sondazh pavlerë derisa ky vendim të mos mirret konform rregullave demokratike”.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu