Sipas zbulimit më të fundit, dëgjimi i këngëve të Adele në makinë mund të zvogëlojë stresin dhe të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit të zemrës.
Hulumtuesit realizuan një studim të vogël për gratë e reja në rrugët e Brazilit dhe zbuluan se dëgjimi i versioneve instrumentale të këngëve të Adele i qetëson ato.
Versionet me piano të “Someone Like You” dhe “Hello” u përfshinë në një listë të krijuar për të qetësuar shoferët gjatë trafikut.
Muzika uli luhatjet në rrahjet e zemrës së tyre, të cilat me kalimin e kohës, mund t’i ndihmojnë ata të shmangin problemet serioze shëndetësore.
Muzika është zbuluar se ndikon në ritmet e valëve të trurit dhe rregullon aktivitetin në sistemin nervor, duke ulur presionin e gjakut dhe rrahjen e zemrës.
Ky eksperiment i vogël u realizua nga shkencëtarët në dy universitete, në São Paulo, Brazil, Universiteti ‘Oxford’ Brookes dhe Universiteti ‘Parma’ në Itali.