‘Të marrë çelësin dhe të ikë në shtëpi!’ Olta Gixhari kërkon largimin e Arbër Hajdarit

0
Gjigandi

Olta Gixhari ka kërkuar që Arbër Hajdari të largohet nga detyra si opinionist i “Big Brother VIP” pasi sipas saj nuk po e bën si duhet rolin e tij.

E gjitha nisi gjatë një debati mes tyre në spektakël kur Arbëri përdori epitetin “zhurmues” ndaj aktores.

Gjë e cila nuk i pëlqeu fare asaj e cila e akuzoi edhe për bullizëm.

Ndërkohë, gjatë një diskutimi me Amos Zaharian, Olta ka dalë sërish kundër Arbërit, duke u shprehur se ai duhet ta ndjekë më shumë reality show-n dhe të mos bëjë akuza si ato të “komplotit”, që sipas saj ishin krejt të pabaza, duke ju drejtuar se nëse “nuk e bën dot këtë punë, të marrë celsat dhe të ikë”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu