Pse vaji i kokosit është zgjidhja e çdo problemi me flokët?

0
Gjigandi

Vaji i kokosit është ndër produktet natyrale që nuk duhet të mungojë asnjëherë në shtëpinë tuaj. Ai gjen një përdorim të gjerë në rutinën e bukurisë dhe do t’ju ndihmojë të trajtoni problemet e lëkurës dhe ato të flokëve.

Le të ndalemi pak te flokët. Keni dëgjuar për mrekullitë që bën me ta vaji i kokosit? Mund ta shtoni si përbërës në maskat e flokëve, por mund ta përdorni edhe shqeto si maskë.

Mjafton të lyeni rrënjën e flokëve dhe ta mbani disa minuta, më pas lajeni kokën si zakonisht. Pas larjes mund ta përdorni si balsam për majat e flokëve. Do t’i ndjeni flokët më të butë dhe krehja do të jetë më e lehtë se kurrë. Ai stimulon rritjen e flokëve dhe i ushqen ata, po ashtu zbut flokët e ashpër dhe mbron majat e tyre nga djegia.

Për më tepër, vaji i kokosit nuk është aq i yndyrshëm sa vajrat e tjerë dhe ka një aromë shumë të këndshme. Kjo gjë do të bëjë që maskat t’i bëni me shumë qejf.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu