Anastasia Karanikolaou ka lansuar linjën të bikineve ‘TJ Swim’ të martën.
Mikesha më e mirë e Kylie Jenner, 22-vjeçare ka promovuar koleksionin e rrobave të banjës për disa muaj tashmë duke e ngacmuar imagjinatën si në faqen e saj në Instagram ashtu edhe në TJ Swim.
Bukuroshja bionde – e cila ka një mbi 6.3 milionë ndjekës në Instagram ndau një imazh të freskët të mërkurën ndërsa ajo u pa në një palë bikini të verdhë ndërsa ‘zhvishte’ një banane.
Stassie fitoj famë kur filloi të kalonte kohë me yllin e ‘Keeping Up With The Kardashians’ në fillim të këtij viti pasi Kylie prishi miqësinë me Jordyn Woods pas skandalit të mashtrimit të saj me Tristan Thompson, ish të dashurin e Khloe Kardashian.
Në foton e fundit të notit të Anastasia, që njihet me emrin Stassie promovoj artikujt e dhuratave që ‘TJ Swim’ po i ofronte një fituesi me fat.
‘Për të festuar koleksionin tim të ri @ tjswim, ne po ju japim mundësinë për të fituar të gjithë koleksionin për ju dhe mikeshën tuaj!’ tha ajo në përshkrim.
Në një intervistë të realizuar më parë, ylli shtoi se Kylie e ndihmoi atë me linjën: ‘Ne i duam bashkëpunimet. Është një gjë e bukur, argëtuese që kemi filluar dhe tani ne thjesht vrapojmë me të. Bashkëpunimi ynë nuk do ndalet kurrë! ‘.