Ish-banorja e Big Brother Najada Konomi e njohur me pseudonimin ‘Noçja’ është bërë nënë për herë të parë, teksa së bashku me partnerin e saj kanë mirëpritur në jetën e tyre bebushin.
Në fakt bebi i Najadës ka ardhur në jetë dy muaj më parë, por vetëm para pak orësh ish-banorja e reality-shoët të njohur dha lajmin e bukur nëpërmjet disa fotove ilustruese.
Menjëherë në profilin e saj nisën urimet për pjesëtarin e ri të familjes.
Najada dhe bashkëshorti i saj prej vitesh jetojnë në Itali ku edhe tashmë kanë krijuar familjen e tyre të vogël.