Prindër, ja se si të bëni ‘paqe’ me fëmijët pa e ngritur zërin

0
Gjigandi

SHARE

 

TWEET

 

SHPERNDAJ

RonaTyra

 

EMAIL

 

COMMENTS

Të gjithë jemi të lodhur pas një dite pune dhe nuk mundemi të durojmë më të bërtiturat apo rrëmujën që shkaktojnë fëmijët në shtëpi. Ngritja e një familjeje duke mbajtur njëkohësisht të ekuilibruar jetën është një formë arti.

Më poshtë do t’iu sjellim 10 këshilla për ta pasur një familje më të mirë.

Identifikoni pikat e forta të fëmijës

Mund t’i përdorni për të ndërtuar vetëvlerësimin e fëmijës, duke e ndihmuar të ketë besim tek vetja kur has në vështirësi. Fëmijët do jenë më të gatshëm të dëgjojnë dhe të kuptojnë si të përballen me sjelljet kontradiktore kur dinjiteti i tyre është i paprekur.

Ndëshkimi i fëmijës nuk është aq i efektshëm sa përdorimi i lëvdatave dhe shpërblimeve.

Në vend që të fokusoheni në pikat e dobëta, gjeni mënyra që ta ndihmoni fëmijën të zhvillojë të plotë potencialin e tij. Kur i inkurajoni, fëmijët do zhvillojnë talente duke kompensuar kështu çdo mungesë.

Shmangni reagimet e emocioneve negative, si inati, sarkazma dhe përqeshja

Nëse fëmija juaj ka probleme me kontrollin, negativiteti do ta bëjë atë të ndihet akoma edhe më keq.

Përdorni sugjerime të vazhdueshme të buta duke i kujtuar fëmijës suaj të fokusohet, fraza si “bëj kujdes”, “vazhdo kështu”, etj.

Mos bëj krahasime me motrën apo vëllain

Nëse fëmija mendon se vëllai apo motra e tij është i favorizuar, kjo gjë mund të krijojë një rivalitet që mund të zgjasë gjatë gjithë jetës duke i shkaktuar probleme serioze familjes. Bëni kujdes që fëmijët tuaj të duhen në mënyrë të barabartë.

Kërkoni ndihmë nëse ju nevojitet

Kur kuptoni apo konstatoni ndonjë aspekt negativ në rritjen e fëmijës, kërkoni këshilla profesionale kur është e nevojshme. Kjo gjë do t’ju ndihmojë familjen të qëndrojë e shëndetshme.

Fëmijët kanë nevojë për vëmendje pozitive

Nëse nuk marrin vëmendje pozitive nga familja, ata do kërkojnë për vëmendje negative. Kjo për shkak se vëmendja negative, është sërish vëmendje, dhe çdo lloj vëmendjeje është më mirë se sa injorimi. Është pak a shumë si lajmet nëpër media, të cilat qofshin negative apo pozitive, nuk ka rëndësi, mjafton të kenë vëmendje. Mos harroni të komunikoni me fëmijën tuaj. Dashuria dhe përkujdesja janë shëruesit më të mirë.

Monitoroni përdorimin e internetit nga fëmija

Gjërat që fëmija mund të shohë në internet mund të jenë të dëmshme. Vendosni një program që ju mundëson të shihni faqet që ata vizitojnë dhe monitoroni se me kë chatojnë.

Pranoni se jeta ndryshon kur keni fëmijë

Të shtunat e ëmbla në shtrat zëvendësohen nga ndjeshme futbolli dhe këngë. Kujtoni, duhet të gjeni përherë kohë për njëri-tjetrin. Marrëdhëniet pozitive të çiftit dhe shëtitjet gjatë fundjavave janë të rëndësishme për marrëdhënien.

Prindëroni me shembuj

Mendojini fëmijët si një makinë që imiton çdo gjë që bëni. Nëse silleni keq, po e lejoni fëmijën të sillet në të njëjtën mënyrë. Kontrolloni veten, dhe mos e humbisni toruan në sytë e fëmijëve.

Mos u dorëzoni kurrë me fëmijën tuaj!

Të gjitha problemet e fëmijës mund të punohen me humor, dëshirë të mirë dhe këmbëngulje. Me ndihmën e duhur prindërore, qoftë edhe fëmijët më të bezdisshëm mund të bëhen njerëz të mrekullueshëm. Misteri i asaj se çfarë do bëhet fëmija në të ardhmen qëndron i gjithi në familje.

Jepni çfarë të mundeni, qëndroni të vëmendshëm dhe në lojë. Rezultatet dhe gëzimet tuaja do t’ju surprizojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu