Ermal Mamaqi e ka bërë reagimin e parë pasi ia morën patentën.
Moderatori dhe aktori i humorit Ermal Mamaqi reagon për herë të parë pasi i hoqën patentën, teksa u kap duke udhëtuar me shpejtësi të lartë.
Reagimi nuk dihet nëse kishte të bënte pikërisht me patentën mirëpo ashtu duket.
“Asgjë nuk ta vjedh energjinë si ankesat e përhershme”, ka shkruar Mamaqi pranë fotos, reagim ky i pari pasi i morën patentën.
Mbrëmjen e djeshme, Policia Rrugore u hoqi patentat djalit të Sali Berishës, Shkëlzen Berisha dhe Ermal Mamaqit, në dy raste të ndryshme.
Sipas mediave, Berisha dhe Mamaqi po lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara.