Pasi foli për dashurinë e madhe që ka për bashkëshorten, Justin Timberlake kapet mat me kolegen

0
Gjigandi

Justin Timberlake është i martuar prej shtatë vitesh me aktoren Jessica Biel me të cilën ka edhe një djalë 4-vjeçar. Ata janë parë si një ndër çiftet model të showbiz-it për marrëdhënien e tyre të ngushtë. Çifti i famshëm ka 12 vite lidhje dhe janë shfaqur gjithmonë nëpër intervista shumë të dashuruar. Madje, pak kohë më parë, Justin rrëfeu në një intervistë se lidhja e tyre ishte e pathyeshme.

Por, disa foto që po bëjnë xhiron e mediave në botë nuk tregojnë të njëjtën gjë. Justin është fotografuar shumë i afërt me kolegen e tij Alisha Wainwright në një bar në New Orleans. Ata janë fotografuar të kapur përdore çka të bën të mendosh që mes tyre ka më shumë sesa thjesht shoqëri apo marrëdhënie pune. Në fotot e siguruara nga The Sun, Justin nuk mbante as unzaën e martesës, gjë që e bën takimin edhe më të dyshimtë.

Aktualisht ata janë duke xhiruar filmin ‘Palmer”, ku të dy luajnë rolin e një çifti të dashuruar, dhe të pranishëm në tavolinën e tyre ishin edhe aktorë të  tjerë të kastit. Pavarësisht kësaj, Alisha nuk i ka kontrolluar veprimet duke e prekur vazhdimisht në këmbë Justin-in dhe duke i kapur dorën. Siç tregojnë dëshmitarët aty pranë, Timberlake dukej se e kishte tepruar me alkoolin.

Përfaqësuesit e këngëtarit nuk kanë reaguar rreth kësaj çështjeje, prandaj si qëndron e vërteta mbetet për t’u parë. Dimë të themi vetëm që Jessica-s nuk i ka ardhur aspak mirë kur ka parë fotot.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu