Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja e njohur me origjine shqiptare, Dua Lipa, performoi këngën e saj të re në ”MTV EMA 2019″, që u mbajt në Qendrën e Konferencave dhe Ekspozitës FIBES, në Spanjë.
Performanca e këngës “Don’t start now” u konsiderua si një nga performancat më të arrira të saj.
Pas performancës, Dua ndërroi veshjen e saj dhe shkoi pranë të dashurit, Anwar Hadid, i cili i dhuroi një puthje në faqe për ta përgëzuar partneren e tij.
Përvec kësaj, ai i dedikoi disa fjalë të veçanta në rrjetin social ‘Instagram’.
“Kaq krenar për këtë vajzë të bukur! Shumë punë dhe shpirt!”, shkruan ai.
Kujtojmë se Dua dhe Anwar janë prej disa muajsh në një lidhje dashurie të bukur e duket se çdo gjë po shkon shumë mirë mes tyre.