Nora Muçaj është rikthyer me këngë të re.
Pas një pauze të gjatë, këngëtarja Nora Muçaj është rikthyer me një projekt të ri muzikor.
“Për ty” titullohet balada e cila vjen e realizuar edhe me videoklip ku këngëtarja shfaqet mjaft joshëse.
“Ëndrrat bëhen realitet. Gjërat e bukura vijnë ngadalë por pritja ja vlente. Sot jam shumë e lumtur dhe e emocionuar në të njejtën kohë sikur të ishte hera e parë. Pas një kohe të gjatë që nuk isha prezente me projekte muzikore kjo që kam bërë vjen nga thellsia e shpirtit tim. Uroj që edhe ju ta ndjeni me shpirt njësoj si unë”, ka shkruar Nora në rrjete sociale lidhur me këtë projekt.