Megan Fox së fundi u bë emër shumë i komentuar më shtypin rozë, për shkak të ndarjes nga Brian Austin Green.
Sipas medieve të huaja, aktorja tashmë ka nisur lidhje të re dashurie dhe atë me reperin e njohur Machine Gun Kelly, pasi u panë bashkë.
Në anën tjetër, ndarja pas 10 vitesh me tashmë ish-partnerin Brian, thuhet se erdhi si pasojë e asaj që që Megan ishte larg bashkëshortit për shkak të projekteve filmike, në të cilat është angazhuar.
Megjithatë, ish-partneri i saj e mohoi një gjë të tillë duke thënë se ndarja e tyre erdhi pasi gjërat mes tyre nuk po funksiononin.
Për ndryshe, Megan përforcoi dyshimet për lidhje me reperin pasi u panë bashkë duke bërë blerje dhe duke u drejtuar në shtëpinë e tij.