Pas debateve për “Çka ka shpija”, Naser Rafuna publikon një foto nga xhirimet me Adem Mikullovcin

0
Gjigandi

Ditët e fundit ka patur reagime të shumta rreth serialit “Çka ka shpija” që transmetohet në Radio Televizionin Publik të Kosovës.

E gjithë kjo erdhi pasi shefi i stafit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi së fundi me anë të një statusi në Facebook, e quajti serialin “Çka ka shpija”, prodhim me sjellje degjenerues.

Nuk mungoj as reagimi nga aktori në rolin kryesor, Naser Rafuna i cili ka shkruar se problemet e Dalipit me RTK-në duhet t’i zgjidhë në formë tjetër dhe jo t’i drejtohet serialit, që sipas tij nuk ka të bëjë me çështjet politike.

Ndërsa këtë herë aktori Rafuna duket se ka lënë prapa krahëve këto debate duke sjellur një fotografi nga shesh-xhirimet e serialit ku shihet përkrah aktori të madh, Adem Mikullovci

“Me Adem Mikullovcin në xhirimet e “Çka ka shpija” ka shkruar Naseri në mbishkrimin e fotografisë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu