Capital T uron festën e Bajramit me një fotografi me Halil Kastratin

0
Capital T uron festën e Bajramit me një fotografi me Halil Kastratin
Gjigandi

Sot (e hënë) në mbarë botën kremtohet Festa e Fitër Bajramit.

Myslimanë të shumtë nga anë e kënd bota kanë përmbyllur suksesshëm një muaj të agjërimit, të kurorëzuar në fund me festën e ëmbëlsisë.

Urimet e shumta për këtë festë nuk po mungojnë as nga figura të rëndësishme të ekranit si dhe nga estrada.

Rap-artisti i njohur i skenës, Capital T, vendosi që t’ua urojë të gjithë ndjekësve të tij Festën e Fitër Bajramit, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Facebook.

Ai u shfaq në një imazh pranë humanistit të madh, hoxhë Halil Kastratit, duke shkruar në përshkrimin e saj: “Me fat Bajramin, lutje e agjërim të pranuar”.

RonaTyra

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, me shumicën prej të cilëve i kanë uruar gjithashtu festën reperit në hapësirën për komente.

Miqësia e ngushtë përndryshe mes reperit Capital T dhe hoxhë Halil Kastratit daton prej vitesh, që kur reperi i shumë hiteve u bë pjesë e shumë prej nismave bamirëse të Kastratit.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu