Pas 2 vjetësh zbulohet çfarë ndodhi pas dasmës së Princ Harryt dhe Meghan Markle

0
Gjigandi

Princi Harry dhe Meghan Markle u martuan si sot dy vjet më parë në një ceremoni përrallore në Kalanë Windsor.

Por pasi kamerat u fikën, të porsamartuarit, të rrethuar nga persona të tjerë të familjes mbretërore, miq të afërt dhe shumë të ftuar të famshëm, u drejtuan për në ‘Sallën e Shën Gjergjit’ për të vazhduar festën në orët në vazhdim.

Festa u zhvillua në fshehtësi, por disa detaje kanë dalë në pah në dy vitet e fundit.

Clooneys, Beckhams, Tom Hardy, Oprah Winfrey, Idris Elba, Elton John dhe Meghan ishin disa nga të famshmit që morën pjesë në festë.

Të ftuarve iu ofruan koktej me aromë xhenxhefili duke përfshirë edhe një të butë që titullohej në mënyrë imagjinare, ‘Kur Harry u takua me Meghan’.

RonaTyra

Për t’u siguruar që mbrëmja të ishte e zhurmshme, Harry ndihmoi në krijimin e një playlisti me muzikë House me DJ-n e njohur Sam Totolee në mënyrë që të ftuarit të kërcenin e të argëtoheshin pafund.

Meghan ndërroi fustanin elegant të dasmës, ‘Clare Waight Keller’ për një fustan tjetër të mbyllur në zonën e qafës nga ‘Stella McCartney’ për të kërcyer lirshëm.

Sikur kjo të mos ishte e mjaftueshme, festa e fshehtë vazhdoi edhe jashtë nën shfaqjen e mrekullueshme të fishekzjarrëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu