Pa arsyetime: Për trupin e verës ju duhen vetëm 15 minuta në ditë

0
Gjigandi

Nëse keni fare pak kohë në dispozicion dhe mendoni se nuk ja vlen mundimi për të bërë aktivitet fizik, harrojeni. Për të bërë muskuj dhe për t’i definuar ato ju duhen vetëm 15 minuta kohë

Çdo arsyetim tjetër s’ka vlerë. Dy nga parimet bazë të fitnesit janë qëllimi dhe qëndrueshmëria, prandaj mos u habisni me kohën e shkurtër që mund të bëjë mrekullira.

Çfarë ushtrimesh duhet të bëni gjatë 15 minutave?

Bëni ushtrime të kombinuara që ndihmojnë në krijimin e muskujve gjatë kohës që punoni me pjesën e krahërorit dhe të mushkërive. Filloni me galiç, shtytje, tricepsa.

Fillojeni rutinën pa pesha dhe teksa me kalimin e kohës bëni progres, përfshini edhe peshat.

RonaTyra

A duhet të ushtroheni çdo ditë nga 15 minuta për të parë rezultate?

Të paktën 4 deri në 5 ditë në javë, për t’i lënë trupit të marrë veten. Kjo s’do të thotë që në ditët që bëni pushim të mos lëvizni fare.

Nëse jeni gjithë kohës aktivë, muskujt do ta marrin veten shpejt dhe do të jenë gati për stërvitjen e javës së ardhshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu