Duhet të jesh shumë i fortë që të shohësh filmin “Mrekulli në qelinë 7” dhe të mos qash në asnjë moment.
Le të themi që është pak e pamundur dhe kush e ka parë filmin, kë kemi pyetur, me çfarë kemi vënë re nga rrjetet sociale, s’i kanë mbajtur dot lotët.
Ky film turk me personazh kryesor Memon dhe Ovan, është një ribërje e filmit korean të vitit 2013 me të njëjtin emrin, është lloji i një tregimi emocionues, po aq dhe dramatik i cili jep një vëmendje marrëdhënies prind-fëmijë, dhe vëmendje të veçantë baballarëve e atyre persoanve që vuajnë nga një problem mendor.
Gjatë periudhës së karantinës, ky film u bë një ndër më të shikuar në Netflix dhe në të gjitha platformat e tjera dhe sigurisht që shprehja e cila na është fiksuar më shumë, është “Lingo, Lingo”.
Kjo shprehje përdoret si një formë komunikimi mes dy protagonistëve kryesorë, ku Memo thotë thotë “Lingo, lingo” dhe e bija i përgjigjet me “Shisheler”, por edhe anasjelltas.Ky film, është bërë shkas që spektakli i humorit “Klanifornia” të realizojë një skeç mes Visjan Ukcenaj dhe Marina Vjollcës, ku aktori shprehet se ky film e ka prekur shumë.
Mirëpo, kjo skenë humori, ka tërhequr vëmendjen e aktores së talentuar, Nisa Sofiya që ka rolin e Ovës në film. Në adresën e saj zyrtare në Instagram që menaxhohet nga prindërt, është rishpërndarë skeçi nga Marina dhe Visjani të cilët janë etiketuar në postim.