Nuk paguajnë biletat, konduktori i detyron pasagjerët të kërcejnë nga treni – njëri prej tyre humb jetën

0
Gjigandi

Në Egjipt është arrestuar një konduktor i cili kishte detyruar dy shitës të varfër ambulant të kërcejnë nga treni që ishte në lëvizje – e gjitha ndodhi vetëm pse ata nuk kishin biletë, ku si pasojë njëri prej tyre ka mbetur i vdekur në vend.

Në anën tjetër personi i dytë që gjithashtu u detyrua të kërcej nga treni, ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Incidenti ka ndodhur në qytetin Tanta në Delta Nil duke shkaktuar kështu zemërim tek qytetarët e vendit, pasi videoja e grindjes mes konduktorit dhe pasagjerëve u publikua në internet dhe u bë virale.

Përdorues të shumtë të rrjeteve sociale kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit egjiptian të Transportit.

Në anën tjetër zyrtarët e hekurudhave të Egjiptit, kanë bërë të ditur se konduktori u kishte kërkuar të rinjve që të paguajnë bileta, kërkesë kjo të cilën ata e kishin refuzuar kategorikisht, me ç’rast e kanë detyruar të hap dyert e vagonit dhe t’i detyrojë të kërcejnë.

Mediat lokale raportojnë se konduktori do të mbetet në paraburgim derisa të përfundojnë hetime. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu