Nuk ndiheni mirë shpirtërisht dhe emocionalisht? Fjalët e Albana Osmanit do t’ju rikthejnë motivimin

0
Gjigandi

Nëse jeni të mërzitur dhe nuk keni dëshirë për asgjë, mos u shqetësoni, pasi nuk jeni vetëm. Prej një jave koha duket se nuk ka në plan të hapë dhe ndikimi i motit në humorin dhe psikologjinë e njerëzve është i pashmangshëm. Megjithatë përpiquni të gjeni motivimin në gjërat e vogla. Për shembull, Albana Osmani sot është zgjuar e motivuar dhe me shumë energji, një pjesë nga e cila e ka ndarë me të gjithë ndjekësit në Instagram.

Përkrah një videoje të Selena Gomez që shfaqet e lumtur duke kërcyer dhe duke shijuar jetën, Albana ka shkruar se ndihet njësoj si Selena sot dhe e ka shpërndarë energjinë e saj poztive me disa fjalë. Është e pamundur që shkrimi i saj të mos ju frymëzojë dhe të mos ju bëjë ta shikoni botën me ngjyra sot, pavarësisht motit të zymtë.

Përkrah videos, Albana shkruan:

“[Selena] Ndihem njësoj si ti sot! Nuk të duhet arsye të festosh, duhet të gëzosh veten, jetën, faktin që sot po merr frymë. Si tani, që pas shtrëngatës së mbrëmshme në Tiranë, doli dielli!

Cilat janë ato gjëra që të mbajnë poshtë? Lëri të bien poshtë. Çfarë nuk është e lehtë për ty në jetë, nuk bën për ty! Ec përpara, vrapo! Çfarë nuk qëndroi për ty, nuk ishte për ty. Çfarë nuk t’u dha ty, nuk ishte për ty. Çfarë të mungon ty, nuk është ajo që meriton. Meriton më shumë! Çfarë do të realizosh dhe nuk po bëhet, nuk duhet të bëhet. Bëj një gjë tjetër nga fillimi. Mos kërko gjysmën tënde, sepse ti vetë nuk je një gjysmë. Kërko dashurinë dhe jepe pa kushte! Ec me rrjedhën dhe nëse do rehatohesh shumë, si ato shishet që tunden mbi valët e ujit, trazoje ujin, kape shishen dhe lexo mesazhin brenda saj.

RonaTyra

E shikon është gjithçka për ty. Nuk e di çfarë shkruhet, por e di që ka gjithmonë diku një mesazh për ty në kohët e konfuzionit. Nëse s’ka asnjë “shishe”, asnjë mesazh në telefon, askënd në këtë botë diku për ty, ktheu në kundërt të valëve, fillo noto. Do jesh përplot me muskujt pranë dikujt një ditë. Do jesh ti mesazhi! Nëse zemra t’u thye në miliona copa, në të çarat e saj drita do depërtojë në fijet në shpirtin tënd. Jo të gjithë e kanë këtë fat.

Destinacioni yt është në vijën e shpirtit tënd, rend drejt tij, në atë që të dikton ndjenja jote në liri. Në atë qetësinë dhe në atë paqen kur tundeshe në atë tulatjen, kur nuk dije fare çfarë ishte e mirë apo e keqe në këtë botë. Ti e di rrugën tënde! Ec në rrugën tënde. Mos hidh gurë në rrugën e tjetër kujt se në atë moment ato gurë janë hedhur në rrugën tënde. Nuk ndodh dikur, diku, më vonë… Ndodh aty! Ti do ta kuptosh, ti do ta dallosh rrugën dhe mos harro diçka speciale. Po e përshkruaj kështu: Si gjithë qiejt kur bashkohen bashkë, ashtu është buzeqeshja jote! Gëzo vetveten. Po, koha për të marrë edhe një herë frymë dhe për të shijuar minutën tjetër…

Yesss Selena, let’s sing together!”

Nuk e dimë për ju, por ne ndihemi më mirë tani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu