Kostoja “e tmerrshme” e barazisë

0
30
blank
Gjigandi

Koronavirusi mund të na çojë drejt një bote më të barabartë, shkruante Gerhard Schwarz në Neue Zürcher Zeitung. Ekonomistët kanë vite që ankohen se pabarazia është rritur në nivele të larta si brenda një kombi, ashtu edhe midis shteteve. Por siç thekson historiani austriak Walter Scheidel në librin e tij për vitin 2017, “Dhuna dhe Historia e Pabarazisë”, pabarazia është e pamundur të ulet në mënyrë paqësore, ashtu siç është edhe rritja e taksave për të pasurit.

Në praktikë, çdo ulje domethënëse e pabarazisë ka qenë “rezultat i një tronditje të madhe të një prej atyre që ai i quan “Katër Kalorësit e Nivelimit”.

Këto janë konflikte masive (siç janë luftërat botërore), revolucione të dhunshme (kryengritja e 1918 në Rusi), kolapsi i shtetit (rënia e Perandorisë Romake), dhe pandemitë vdekjeprurëse (Vdekja e Zezë).

Ndërsa krizat ekonomike që nuk shoqërohen nga numër i madh i vdekjesh si përshembull: kolapsi i tregut të aksioneve në 1987, rënia ekonomike pas 9/11 dhe Recensioni i Madh, duket se na çojnë në më shumë pabarazi, jo më pak.

Sidoqoftë, pandemia e koronavirusit mund të trondisë ekonominë globale dhe të shpërndajë çdo pasuri në mënyrë të barabartë. Por si çdo ngjarje historike, edhe kjo do të vijë me çmimin e “vuajtjes së jashtëzakonshme njerëzore”.

Të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm për atë çka urojmë. / bota.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu