Toka ka rezultuar tashmë unike në aftësinë e saj për të krijuar kushte jetese në univers dhe shpesh herë dëgjohet pyetja, a jemi me të vërtetë vetëm?
Ndoshta jo. Shkencëtarët kanë përllogaritur se mund të ketë, një minimum prej 36 civilizimesh aktive, inteligjente, komunikuese në galaksinë tonë, rruga e qumështit, sipas një studimi të ri. Sidoqoftë, për shkak të kohës dhe distancës, ne mund të mos e mësojmë kurrë nëse ata ekzistojnë apo kanë ekzistuar ndonjëherë. Studimi u botua të hënën në revistën The Astrophysical.
Përllogaritje të mëparshme në të njëjtën linjë, janë bazuar në ekuacionin e astronomit dhe astrofizikantit Frank Drake, të vitit 1961.
Ai kishte krijuar një ekuacion që në parim mund të përdoret për të përllogaritur se sa civilizime komunikuese inteligjente jashtë tokësore mund të ketë në galaksi – thonë autorët. Sidoqoftë, shumë nga termat janë të panjohur dhe metoda të tjera duhen përdorur për të përllogaritur numrin e mundshëm të këtyre civilizimeve. Por shkencëtarët e universitetit të notingamit, kanë shtuar edhe elementë të tjerë dhe bazuar në përllogaritjet e tyre mund të ketë rreth 36 civilizime aktive inteligjente në galaksinë tonë e kjo do të thotë, forma jete të ngjashme me atë në tokë, që është edhe e vetmja që ne njohim për momentin.