Një truk i thjeshtë për flokë të gjatë brenda muajit, birrë e vluar

0
Gjigandi

Sekretet dhe truket për të pasur flokë të gjatë janë të shumëllojshme. Me siguri, keni dëgjuar për rolin që ka birra te flokët. Larja me të është një këshillë e hershme e gjysheve, të cilat besonin se birra bën mrekulli. Duket se kjo këshillë e tyre vazhdon edhe sot të jetë e praktikuar.

Por nëse e keni ditur se birra u bën më mirë flokëve nëse është e ftohtë dhe e hapur, provoni një mënyrë tjetër – duke e vluar.

Pasi ta keni vluar, shtoni sasinë e shampos që përdorni zakonisht dhe lajini flokët me këtë masë të përftuar (natyrisht pasi të jetë ftohur).  Birra ndihmon jo vetëm në larjen e flokëve dhe mbajtjen e tyre më pastër, por edhe stimulon rritjen.

Bëjeni këtë gjë dy deri në tri herë në javë dhe brenda muajit, ndryshimi në rritje do të vihet re nga të gjithë.

Birra me shampo nuk ndihmon vetëm pastrimin, por u shërben flokëve edhe si balsam i shkëlqyer.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu