Një tjetër rast me koronavirus tek bluzat e bardha në Shqipëri.
Mësohet se një mjek ka rezultuar pozitiv me Covid-19, i cili ndodhet i shtruar në spitalin infektiv dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mjeku nga Puka është prekur nga covidi para një jave.
170 persona nga bluzat e bardha janë prekur nga COVID-19 në të gjithë vendin, ku gjysma prej tyre janë shëruar.
Më datë 30 qershor, ndërroi jetë i prekur me COVID-19, mjeku i Hematologjisë, Arjan Pushi.