Një tjetër ditë, një tjetër moment në dramën e çmendur në familjen Kardashian. Kësaj radhe bëhet fjalë për trekëndëshin Kanye-Kardashian-Larsa Pippen. Kjo e fundit është një prej mikeshave të ngushta (nuk e dimë nëse duhet ta quajmë ish-mikesha) të familjes Kardashian-Jenner.
Kardashians dhe Larsa kanë qenë mikesha për vite me radhë, madje Larsa është shfaqur edhe në episodet e Keeping Up With Kardashians. Por pak ditë më parë, në vazhdën e postimeve të çuditshme të Knaye West në Twitter, ishte edhe një tweet ku shkruhej thjesht “Larsa”, të cilin ai më pas e fshiu.
Fansat u bënë menjëherë kuriozë dhe “hetuesit” e internetit arritën të zbulonin që motrat Kardashian nuk e ndiqnin më Larsa-n në rrjetet sociale dhe as ajo nuk i ndjek më. Madje ato nuk e uruan Larsa-n për ditëlindjen e saj në fillim të muajit. Fansat gjithashtu vunë re se Larsa kishte fshirë shumicën e fotografive të saj me motrat Kardashian. Thashethemet rreth asaj që mund të ketë ndodhur pushtuan rrjetin, por askush nuk foli – derisa Larsa vendosi të reagonte në Instagram.
“U zgjova këtë mëngjes e bekuar dhe shoh që të gjithë janë të përqendruar se kë po ndjek dhe kë nuk po ndjek unë në rrjetet sociale. Jam e përqendruar te fëmijët e mi, marka ime e re e fitnesit Larsapippenfitness dhe te marrëdhëniet e mia në jetën reale. Lutem që të gjithë të gjejnë paqe në jetën e tyre dhe të përqëndrohen në gjërat që u sjellin lumturi,” –shkroi ajo.
Mbetet për t’u parë si qëndron e vërteta dhe cila është drama e radhës në familjen Kardashian.