Marrëdhënia midis Brad Pitt dhe ish-gruas së tij, Jennifer Aniston, ka marrë një tjetër kthesë të papritur, falë njërit prej fëmijëve të Brad.
Brad dhe Jen nuk patën fëmijë gjatë martesës pesë vjeçare. Është raportuar se vajza adoleshente e Brad dhe Angelina Jolie ka shprehur dëshirën ta quajë Aniston ‘mami’,pasi formoi një lidhje të ngushtë me yllin e ish-Friends para se të izolohej për shkak të pandemisë.
Mediat amerikane kishin raportuar më parë se Angelina i kishte ndaluar fëmijët, Maddox, Pax, Shiloh, Vivienne, Knox dhe Zahara, të takonin Jennifer.
Kjo raportohet se është injoruar nga 13-vjeçarja Shiloh, e cila po njihet me Jennifer dhe dyshohet se e ka pyetur babain nëse mund ta quante Jennifer-in ‘mami’, sipas revistës ‘New Idea’.
Jennifer thuhet se ka siguruar një rol për Shiloh në një projekt të fundit në të cilin është përfshirë.
Një burim është shprehur se për Angelina-n “Ky është makthi i saj më i keq”.