Kur korona të ketë ikur!

0
Gjigandi

Kur gjithçka të ketë kaluar, mbase shumë prej nesh do të kenë riprogramuar lumturinë dhe, në këtë pikë, do të na konsiderojnë budallenj që ankohemi aq shumë për gjithçka.

Kur e gjithë kjo të ketë mbaruar, shpresojmë që njerëzimi të ketë mbetur, gjë e cila është një pyetje që ka qenë disi “në hije”. Ne do ta shihemi sërish, do t’i kushtojmë më shumë vëmendje buzëqeshjeve të atyre që duam dhe vështirë se do të gjejmë një bukuri më origjinale.

Kur korona të ketë ikur, ndoshta një stinë e tërë do të ketë kaluar, mbase edhe muaj të tërë mund të kenë kaluar, por dëshira jonë për të jetuar do të mbetet, dhe do të jetë gjithçka.

Kur të ketë kaluar, mund të ketë kaluar një kohë e gjatë para se të kemi dhënë një përqafim të fortë, atyre që na mungojnë kaq shumë. Ndoshta do të jemi ndryshe nga sa kemi qenë më parë.

Ndoshta do t’u kemi mbijetuar gjërave më të frikshme se virusi, siç janë mendimet tona. Kur të ketë kaluar, ne më në fund do të jemi në gjendje të mblidhemi sërish me miq, për makarona dhe një gotë verë në shtëpi, gjë të cilën gjithmonë e kemi shtyrë.

RonaTyra

Në fund të fundit, e mësuam në mënyrën më të vështirë se koha është Zoti i Universit dhe se duhet ta bëjmë atë një aleat dhe ta përdorim vetëm me ata që na i bëjnë zemrat të lumtura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu