Klaudia Pepa është një nga figurat më të dashura shqiptare, kjo dhe për shkak të suksesit të korrur jashtë vendit tonë. E angazhuar në projekte të ndryshme ne Itali, Klaudia ka bërë të ditur me anë të një postimi në ‘Instagram’ se shumë shpejt do të jetë pjesë e një programi të ri televiziv.
“Muaji nëntor është muaji i zjarrit për mua, së shpejti do ju tregoj se në cilin program televiziv do më shihni”, ka shkruar Pepa krah fotos ku shfaqet e veshur ne ngjyrë gold pas disa flakëve.
Me siguri balerina shqiptare do të jetë pjesë e një porduksioni italian, emrin e të cilit ka vendosur ta lërë edhe për disa kohë surprizë për të gjithë ndjekësit e saj.