Robert Norris, i njohur si “Burri Marlboro” ka ndërruar jetë.
Robert Norris, i njohur si “Burri Marlboro” pasi imazhi i tij është përdorur për reklamat e kësaj marke cigaresh, ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare, shkruan Daily Mail.
Ai la pas 2 djem, 2 vajza, 13 nipër e mbesa dhe 18 stërnipër e mbesa.
Për 12 vite, ai u pa nëpër reklama revistash dhe “billboard” me cigare në gojë dhe kapele kaubojsi.
Por, pavarëisht kësaj, ai kurrë nuk ka tymosur dhe hoqi dorë nga reklama e Marlboros kur kuptoi se nuk ishte shembull i mirë për fëmijët e tij.