Mund të jenë të ndarë po Stresi do ta ketë në zemër përjetësisht Kejsin

0
Gjigandi

Stresi dhe Kejsi janë çifti më i komentuar i momentit në showbizin shqiptar. Ndarja e tyre bëri zhurmë të madhe në rrjet, ashtu siç vazhdojnë dhe bëjnë deklaratat që secili prej tyre bën dhe poston në Instagram.

I ftuar për herë në emsionin “Shiko Kush LUAN”, reperi Stresi sërish bëri deklarata të cilat do të komentohen, mbi të gjitha ato që kanë të bëjnë me ish-partneren e tij Kejsin.

Gjatë lojës “Paint ball” reperi shqiptar qëlloi foton e Kejsit për pyetjen : “Cilin prej këtyre personazheve e ke tatuazh në zemër përjetësisht?”.

E si të mos mjaftonte kjo, Stresi goditi sërish foton e Kejsit për pytjen se me cilën nga vajzat mund të kishte patur një histori dashurie nëse nuk do ishte në “Menopauzë”. (Batutë e përdorur nga Stresi me humor për situatën e marrëdhënies së tyre)

Mesa duket edhe pse të ndarë, Stresi vazhdon dhe ruan respekt dhe dashuri për Kejsin.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu