Pas intervistës së Mozzik për mediumin zviceran, Loredana ka reaguar me një video.
Mozzik ka dhënë një intervistë për mediumin “20minuten”, ku foli edhe për ndarjen nga Loredana.
Ai tha se lidhja e tyre nuk po funksiononte andaj i kanë dhënë fund lidhjes, ndërsa tha se Loredana është person me zemër të madhe.
Pas kësaj interviste, reperja ka reaguar përmes një videoje në Instagram, ku shfaqet me gazetën “20minuten” në duar.
Teksa fokuson fotografinë e Mozzikut dhe artikullin ku gjendet intervista e tij, Loredana tha “E përshëndes 20Minuten që bën lajme në krah timin”.