Modelja në videoklipin e hitit “Enigmë” është e dashura e këngëtarit shqiptar

0
Gjigandi

Vajza në videoklipin ‘Enigmë’ të Art Abazit dhe Mc Kreshës është pikërisht e dashura e Artit.

Vajza elegante që kërcen në rërë, e veshur me fustan e kapele në klipin e këngës “Enigmë”, qenka e dashura e këngëtarit shqiptar Art Abazi i cili këtë këngë e ka sjellë në bashkëpunim me MC Kresha.

Këtë Arti e zbuloi për “Panorama plus” duke u shprehur se është shumë i dashuruar.

“Vajza në klip është e dashura ime, të cilën po e dua akoma më shumë, sepse klipi nuk do të ishte i njëjti pa sharmin dhe elegancën e saj. Unë jam çdo ditë i dashuruar. Marr dhe jap dashuri në çdo moment. Terapi më të mirë se kjo s’ka dhe s’do të ketë“, është shprehur Arti.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu