Mikja e ngushtë flet për lidhjen e Miley-t dhe Liam-it: Ata janë të destinuar për njëri-tjetrin

0
Gjigandi

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth edhe pse të ndarë, duket se ende kanë shpresë. Mikja e tyre e ngushtë Amazon Ashley tregoi se historia e tyre ndoshta do kthehet përsëri në normalitet.

“Ky është vetëm një kapitull i ri. Nuk do surprizohesha nëse ata do ktheheshin përsëri bashkë. Në zemrën time, ndjej se ata janë të destinuar për njëri-tjetrin. Ata vazhdimisht gjejnë rrugën drejt lidhjes së tyre. Mendoj se ajo ka qenë më e lumtur se kurrë me Liam-in”, shprehet Amazon.

“Mungesa e bën zemrën të rritet edhe më shumë, ndaj ndarja është e nevojshme që të duash përsëri atë që kishe”, vazhdon ajo. Nuk e dimë nëse do ketë kthim për ta, por për momentin Miley duket tepër e lumtur në krah të mikut dhe të dashurit të saj të ri, Cody Simpson.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu