Meshkuj, ky është gabimi më i madh që e bëni në shtrat

0
Gjigandi

Përqafimi pas seksit mund të jetë ndër mënyrat më të lehta për ta bërë atë të kërkojë më shumë, tregon një anketim i fundit nga Sex Information and Education Council të Kanadasë në bashkëpunim me kompaninë e prezervativëve Trojan.

Për këtë anketim, i cili është gati të publikohet në revistat shkencore, hulumtuesit kanë pyetur 2,400 kanadezë rreth herës së fundit që kanë bërë seks.

Nga gratë të cilat ishin përqafuar për 6 deri në 10 minuta pas seksi, 71 për qind prej tyre e kishin vlerësuar përvojën e përgjithshme si “shumë të kënaqshme”, krahas 41 për qind të grave që ishin përqafuar më pak minuta.

Në fakt, intimiteti pas seksit është i rëndësishëm për kënaqësinë e grave po aq shumë sa paraloja, thotë autorja e këtij studimi Robin Milhausen, profesoreshë e seksualitetit njerëzor në Universitetin Guelph.

Kjo mund të jetë për shkak se trupat e grave dhe të meshkujve janë të zhytur me oksitoksinë pas seksit, duke i bërë ata të kërkojnë më shumë prekje apo dashuri.

RonaTyra

Plus, gratë shpeshherë ndjehen të gatshme edhe pas seksit, thotë ajo.

Shpenzimi i disa minutave ekstra duke u kujdesur për të në shtrat e siguron atë që brengoseni për të.

“Është ndër gjërat më të lehta që mund ta bëni për ta përmirësuar lidhjen. Është shumë e rëndësishme, por shpeshherë meshkujt e shmangin këtë.”

Prandaj, herën tjetër që bëni seks, mbajeni partnerin afër dhe për gjashtë minuta luani me flokët e saj, bëjini masazh në shpinë, putheni në faqe apo ballë dhe tregoni çfarë ndjenje e mirë është të jeni pranë saj.

Çfarë përfitoni nga kjo? Sipas anketimit, përqafimi apo prekja edhe pas seksit kishte ndihmuar në ngritjen e kënaqësisë edhe tek meshkujt.

Dhe, përderisa përqafimi e bën partneren të ndjehet e lumtur me lidhjen, mundësitë janë të mëdha që së shpejti do të kërkojë prapë seks.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu