Meghan Markle e solli jetë në muajin maj djalin e saj, Archie, por kanë nisur të përhapen fjalët se bashkëshortja e princit Harry është shtatzënë për herë të dytë.
Arsyeja e këtij nxitimi, sipas zërave, është mosha e Dukeshës së Sussex-it: Meghani është 38 vjeç dhe e kanë këshilluar që të mbetet shtatzënë përpara se të mbushë të 40-tat.
“ Mendoj se Meghan do të ketë një bebe shpejt“, tha një burim pranë ciftit për Life & Style.
Fansat dyshojnë edhe për faktin që ajo vazhdon të jetë e rrumbullakosur e vesh rroba më të gjera nga sa mbante përpara, ndërsa është parë edhe duke përkëdhelur barkun.
Megjithatë, asgjë nuk është konfirmuar, dhe nëse fjalët janë të vërteta, koha do ta tregojë!