Meghan Markle, një kapricoze! Çfarë tregojnë kolegët në sheshxhirim!

0
Gjigandi

Një dëshmi e re duket se konfirmon pretendimet se Meghan Markle ka pasur gjithmonë kërkesa mbi nivelin e saj dhe në kufirin e absurdit. Detajet i nxjerr një kameraman që ka punuar me të në sheshxhirimin e serialit televiziv, Suits, që e bëri të njohur. Ose pak a shumë të njohur, sepse famën e vërtetë, Meghan e mori vetëm pas lidhjes me Harry-n.

Nëpër botë, s`para e njihte njeri. Operatori, që nuk preferon ta nxjerrë emrin, thotë se 33 vjeçarja është sjellë përherë si ndonjë yll i madh, edhe kur nuk ishte tamam e tillë.

“Kur mbërrita në sheshxhirim na thanë, në asnjë mënyrë mos i merrni në plan këmbët poshtë”. Një teknik, thotë ai, me sa duket s`e kishte kuptuar, dhe e fokusoi telekamerën aty. E hoqën direkt, tregon kameramani. Meghani, që duket ka në shenjë, pasojë ndoshta e një ndërhyrjeje për të korrigjuar deformimin e kockës, e urren kur përqendrohen pamjet aty.

I njëjti person kishte qëlluar me të edhe në një projekt promocional të Suits e ishte shokuar nga sjellja e saj. “Sillej si karikatura e një ylli të vërtetë. Kishte ca pretendime të pajustifikuara prej dive: në sheshxhirim donte vetëm shampanjë të markave më të mira dhe disa lloje lulesh të shtrenjta. Çdo plan duhet të aprovohej prej saj dhe ndihmësve të vet”, shton ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu