‘Më vodhi burrin pas 5 vitesh martesë’, Jennifer Aniston ‘shpërthen’ kundër Angelina Jolie-s

0
Gjigandi

Jennifer Aniston ka folur për Angelina Jolie dhe ka thënë se nuk ka dëshirë të grindet me gruan që i vodhi burrin pas pesë vitesh martesë.

Dikur, Jennifer e lavdëroi Angelina-n pavarësisht faktit se i kishte ‘vjedhur’ Brad Pitt.

Aktorja 51-vjeçare e ‘Friends’ foli shumë mirë për aktrimin e Angelina-s dhe tha se ishte ‘marrëzi’ nëse përfundonin duke u grindur për Brad.

Jennifer kishte qenë e martuar me Brad për pesë vjet kur, në 2005, ai u lidh me Angelina-n në xhirimet e ‘Mr. and Mrs. Smith’.

Duke folur për ‘Entertainment Tonight’ në lidhje me filmin e realizuar në 2014-ën, ‘Unbroken’, në të cilin Angelina luajti, Jennifer tha: “Unë dua të them, se filmi është aq i bukur dhe i mrekullueshëm dhe ajo bëri një punë kaq të mrekullueshme”.

RonaTyra

Jennifer ka hedhur poshtë edhe thashethemet se ajo ishte në konflikt me Angelina-n pas ndarjes së saj nga Brad.

Ylli i ‘Friends’ ka thënë gjithashtu se Angelina ka rënë në dashuri më Brad gjatë kohës që ai ishte ende i martuar.

Duke folur për ‘Vogue’ në atë kohë, Jennifer tha: “Kishte gjëra për të cilat nuk isha në dijeni që po ndodhnin. Ndjeva se ato detaje ishin pak të papërshtatshme për t’u diskutuar. Këtu përfshihet pjesa që ajo nuk mund të priste të shkonte në punë çdo ditë. Kjo ishte vërtet e pakëndshme.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu