Pini ujë
Mbani një shishe ujë pranë krevatit dhe pini pak kur të zgjoheni të nesërmen. Kjo do ta ndihmojë trupin të hidratohet por nga ana tjetër do t’ju zgjojë dhe do ndiheni më gati për të nisur ditën.
Alamin larg jush
Qoftë një orë me kurdisje apo thjesht aparat celular, nëse do ta keni pranë apo poshtë jastëkut e dimë ç’do bëni. Do ta merrni do ta fikni e do flini sërish. Tregohuni pak më strategë: lëreni pajisjen larg jush. Kështu ose do ta dëgjoni deri në fund ose do t’ju duhet të çoheni njëherë nga krevati dhe ta fikni. Sa të ngriheni njëherë, pa aq është e keqja.
Hapni perdet
Nga një dhomë e errët nuk ka kurrë për t’ju dalë gjumi. Lëreni diellin të hyjë në dritaren tuaj dhe zgjimi do të jetë më i lehtë. Për dikë që i duhet të zgjohet që pa gdhirë, drita ndezur do i vijë në ndihmë.
Mos bëni dush
Vetë përvoja personale ju ka treguar se të bërit dush para fjetjes ju ç’lodh aq shumë sa ju këputeni e mezi zgjoheni të nesërmen. Nëse dushin e keni të nevojshëm, bëjeni të paktën 1 orë para se të flini.
Krevati – vetëm për të fjetur
Nëse hani, pini, lexoni libër, fisni në telefon, shikoni televizor në krevat keni për t’u lidhur kaq shumë me të, sa të çoheni të nesërmen është thuajse e pamundur. E keni kthyer në habitatin tuaj të rehatshme dhe gjallë në botë se do të dilni prej tij.