Amarda Toska ka treguar me anë të postimeve të ndryshme se e ka shfrytëzuar maksimalisht këtë periudhë pranë Ermalit dhe dy fëmijëve të tyre.
Në postime të ndryshme moderatorja ka treguar edhe se i ka munguar rutina e përditshme dhe puna.
Por së fundmi ajo ka hapur dhe arkivat e saj dhe është kthyer 9 vite ku shfaqete me baluke një nga daljet e saj në “Dancing With The Stars”.
Ndonëse kanë kaluar 9 vite, moderatorja ruan po të njëjtën ëmbëlsi në fytyrë dhe duhet thënë se na mungon ta shohim në rolin e moderatores.
Kujtojmë se fillimet e karrierës, Ami i ka pasur si balerinë dhe më pas u bë pjesë e “Portokalli”, aty ku u njoh edhe me Ermal Mamaqin.