Chelsea edhe më afër Coutinhos

0
Gjigandi

Chelsea janë afër një marrëveshje për të sjellë Philippe Coutinhon sërish në Premierligë, bëjnë të ditur raportet në Spanjë.

Mesfushori brazilian ka vuajtur për të treguar më të mirën që nga transferimi drejt Barcelonës në vitin 2018, kur vendosi të largohej nga Liverpool.

Pas një sezoni jo të mirë te Barcelona, Coutinho u dërgua në huazim në Bundesligë te Bayern Munich.

Edhe pse deri më tani ka shënuar tetë gola, duke bërë edhe gjashtë asistime, Bayern Munich nuk e ka ndërmend të mbaj finalizojë një transferim të përhershëm për Coutinhon.

Kjo ka bërë që dyert e Chelsea të hapen për Coutinhon, të cilët janë shumë afër arritjes së një marrëveshje sipas Sport.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu