Pensionohet Aritz Aduriz

0
Gjigandi

Sulmuesi i Athletico Bilbaos, Aritz Aduriz ka njoftuar pensionimin e tij nga futbolli.

39-vjeçari zbuloi vendimin në një postim në mediat sociale – pasi mjekët e këshilluan që të bëhej operacion, përcjell GazetaBlic.

“Ka ardhur koha”, filloi porosia e Adurizit.

“Shumë herë, unë kam thënë që futbolli do të të largojë para se ta lësh atë. Dje, mjekët më thanë të shkoj ta shoh kirurgun, më shpejt. Fatkeqësisht, trupi im ka thënë” mjaft”. Unë nuk mund t’i ndihmoj shokët e mi në mënyrën si do të dëshiroja, as mënyrën siç e meritojnë. Kjo është jeta e një sportisti profesionist. E thjeshtë, shumë e thjeshtë”

“Prandaj, unë nuk dua që ju të shqetësoheni për mua, kjo është vetëm një anekdotë. Le të harrojmë finalet për të cilat kemi ëndërruar, sepse do të kemi kohë të themi lamtumirë. Dhe po, ka ardhur koha të themi lamtumirë, dhe kështu përfundon rruga për mua – e paharrueshme dhe e mrekullueshme, nga fillimi deri në fund”, përfundoi ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu